Kërkohet finalja e madhe, publikohen formacionet, surpriza në Angli-Argjentinë

Kërkohet finalja e madhe, publikohen formacionet, surpriza në Angli-Argjentinë

Anglia dhe Argjentina përballen mbrëmjen e kësaj të mërkure në gjysmëfinalen e dytë të Kupës së Botës, me objektivin për të siguruar një vend në finale ndaj Spanjës. Anglia vjen në këtë sfidë pas fitores 2-1 ndaj Norvegjisë pas kohës shtesë në çerekfinale. Skuadra e Thomas Tuchel ka arritur gjysmëfinalen e katërt në një turne madhor që nga viti 2018. Në anën tjetër, Argjentina ka fituar të gjashta ndeshjet e saj në këtë Botëror dhe ka realizuar 17 gola, duke qenë sulmi më produktiv i turneut. Jude Bellingham dhe Harry Kane kanë shënuar nga gjashtë gola secili për Anglinë, ndërsa Lionel Messi kryeson statistikat historike të Botërorit me 21 gola dhe 10 asistime. Në historinë e përballjeve direkte, Anglia ka fituar 6 nga 14 ndeshjet...