“Keni një javë që qaheni”, zbulohet përplasja mes Otamendit dhe Rodrit
Finalja mes Spanjës dhe Argjentinës mbarti me vete shumë tension, si gjatë ndeshjes, ashtu edhe pas vërshëllimës përfundimtare të arbitrit. Një nga përplasjet e kësaj sfide ishte edhe ajo mes Otamendit dhe Rodrit. Mbrojtës argjentinas i tha ish-shokut të tij të skuadrës se ai, së bashku me Laporte, kanë qarë gjatë gjihë javës për arbitrimin. “Mos flisni shumë. Keni gjithë javën që qaheni. Ti dhe Laporte, që të dy ju. Gjithë javën jeni ankuar për arbitrat”, zbulohet t’i ketë thënë Nikolas Otamendi Rodrit./Sport Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com