Plas te Vllaznia/ Edi Martini përplaset ashpër me lojtarët pas ndeshjes me Elbasanin, agravon debati me mbrojtësin brazilian
Një situatë e pazakontë ka ndodhur në Tiranë pas ndeshjes Vllaznia-Elbasani. Mësohet se trajneri Edi Martini ka pasur një përplasje të ashpër me lojtarët e tij në stol. Gjithashtu, mësohet se tekniku shkodran u kap personalisht me mbrojtësin brazilian, Andrey Yagon, duke e pështyrë në fytyrë këtë të fundit. Situata duket shumë e rënduar te shkodranët, të cilët dështuan dhe këtë sezon të fitonin titullin kampion, duke e bërë pritjen edhe më të gjatë. Tashmë pritet se cili do të jetë vendimi i radhës nga drejtuesit. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv