Egnatia likuidon të kuqtë në Rrogozhinë, Partizani mbetet jashtë kompeticioneve europiane

Egnatia likuidon të kuqtë në Rrogozhinë, Partizani mbetet jashtë kompeticioneve europiane

Kampionët në fuqi të Egnatias kanë likuiduar Partizanin me një fitore të pastër me shifrat 2-0 në Rrogozhinë, në ndeshjen debutuese të Nevil Dedes në stol. Ishte një ndeshje që nisi menjëherë më urinë dhe kontrollin e vendësve si në raste, ashtu edhe në lojë. Fillimisht shënoi mbrojtësi azer Aliyev në të 17-ën, teksa për të vulosur gjithçka mendoi sulmuesi Bakayoko. Ky triumf e konsolidon Egnatian në treshe dhe e mban në garë për titullin, ndërsa Partizani mbyll llogaritë për vendin e katërt, që tashmë është i paarritshëm. Të kuqtë nuk do të mund të luajnë në kompeticionet europiane. Egnatia-Partizani 2-0Aliyev 17’, Bakayoko 56’           Top Channel