Kukësi triumfon ndaj Butrintit në ndeshjen shtesë të play-out, siguron qëndrimin në Kategorinë e Parë

Kukësi triumfon ndaj Butrintit në ndeshjen shtesë të play-out, siguron qëndrimin në Kategorinë e Parë

Kukësi ka arritur të mbetet në Kategorinë e Parë pasi triumfoi në ndeshjen shtesë të play-out ndaj Butrintit, në një përballje të pazakontë dhe mjaft të tensionuar. Të dyja skuadrat kishin humbur më herët përballë Bylis B në fazën play-out, por rënia e ekipit të parë të Bylisit nga Superiorja bëri që të hapej një vend vakant në Kategorinë e Parë. Për këtë arsye, FSHF vendosi të organizojë një duel mes Kukësit dhe Butrintit për të përcaktuar skuadrën që do të siguronte mbijetesën. Sfida ishte e fortë dhe me ritëm të lartë, ndërsa Kukësi kaloi në avantazh në minutën e 40-të falë golit të Alison. Vetëm pak çaste pas nisjes së pjesës së dytë, Tajo realizoi edhe golin e dytë, duke i dhënë skuadrës verilindore...