‘Beteja’ për Superioren, Pogradeci, kundërshtari i Teutës për në elitën e futbollit shqiptar

‘Beteja’ për Superioren, Pogradeci, kundërshtari i Teutës për në elitën e futbollit shqiptar

Do të jetë Pogradeci skuadra që do të përballet me Teutën në ndeshjen e playoutit të Kategorisë Superiore. Skuadra liqenore mundi në finalen e playoffit të Kategorisë së Parë, Besën me rezultatin 1-0, një fitore që erdhi vetëm në kohën shtesë pasi 90 minutat e kohës së rregullt u mbyllën me barazimin 0-0. Sfida nisi më mirë për skuadrën kavajase që krijuan disa raste të mira shënimi me Grecën dhe Chinëendu, por rrjetat mbetën të paprekura. Edhe në pjesën e dytë pati shanse shënimi si nga Pogradeci ashtu edhe Besa, por sërish nuk u shënua asnjë gol dhe kështu 90 minutat e sfidës u mbyllën 0-0 dhe skuadrat iu drejtuan 30 minutave të kohës shtesë. Në këtë fraksion të ndeshjes, India Oliveira arriti të shënojë...