Kategoria e Parë/ Verdiktet zbardhen nesër, titulli të hënën
Me Skënderbeu- Laçi të hënën (4 maj) në finalen për titullin kampion të sezonit 2025/2026, Kategoria e Parë zhvillon nesër 5 përballjet e tjera të raundit të fundit të kampionatit të rregullt. Disa verdikte janë dhënë; Skënderbeu dhe Laçi të promovuar që nga java e 31-të si dy biletat e Abissnet Superiore 2026/2027. Pogradeci, Iliria, në play off (ngjitje për në Superiore). Dy vendet e tjera për t’u përcaktuar këtë të diel; Besa, Kastrioti, Burreli ose Korabi. Në fund, beteja më e madhe për të shpëtuar kategorinë. Lushnja dhe Apolonia thuajse janë në Kategori të Dytë për sezonin që vjen. Shpresat mbeten te qëndresa e Besës në “Kukës Arena”, aty ku verilindorët e kanë domosdoshmëri fitoren për t’i ikur rrëzimit të mënjëhershëm (e kombinuar me...
Burimi:
sportiim.al