Katar-Zvicër/ Xhaka me shokë debutojnë në Botërorin “amerikan”, Katari kërkon të bëjë befasinë e madhe

Katar-Zvicër/ Xhaka me shokë debutojnë në Botërorin “amerikan”, Katari kërkon të bëjë befasinë e madhe

Sot në Santa Clara të Shteteve të Bashkuara zhvillohet ndeshja mes Katarit dhe Zvicrës, e vlefshme për Grupin B të turneut. Sfida pritet të jetë vendimtare për ecurinë e grupit, ku çdo pikë ka rëndësi në garën për kualifikim në fazën tjetër. Ndërkohë, në takimin e djeshëm të po këtij grupi, Kanadaja dhe Bosnja u ndanë në barazim 1-1, duke ndarë pikët në një ndeshje të ekuilibruar dhe të luftuar deri në fund. Situata në Grupin B mbetet e hapur, ndërsa të gjitha skuadrat vijojnë garën për të siguruar një vend në fazën e ardhshme të kompeticionit. Në fushë nga minuta e parë luan shqiptari Granit Xhaka, që mban edhe shiritin e kapitenit dhe synon ta udhëheqë ekipin helvet sa më larg të jetë e...