Karriera e Nedim Bajramit është në rënie të lirë, transferohet në Arabinë Saudite
Nedim Bajrami bën hapa pas. Karriera e lojtarit shqiptar është në rënie të lirë. Nga një prej talenteve të Serisë A, tashmë pjesë e futbollit arab. Bajrami është zyrtarizuar sot në radhët e Al Taawoun-it. Mesfushori kuqezi do të luajë i huazur deri në fund të sezonit në Arabinë Saudite me të drejtë blerjeje më pas. Lajmin e ka konfirmuar edhe klubi që zotëron kartonin e tij, Rangers-i, përmes kanaleve zyrtare në rrjetet sociale. “Sot mund të konfirmojmë se Nedim Bajrami i është bashkuar Al Taawoun-it në formë huazimi, me opsionin për ta bërë transferimin të përhershëm verën e ardhshme. Të gjithë te Rangers-i i urojnë Nedimit gjithë të mirat për kohën e tij në huazim”, ka komunikuar klubi Rangers./Sport Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com