I uli në stol pas 45 minutash lojë, Luis Enrique mesazh Dembele dhe Kvara: Nuk janë të paprekshëm

I uli në stol pas 45 minutash lojë, Luis Enrique mesazh Dembele dhe Kvara: Nuk janë të paprekshëm

Barazimi 2-2 kundër Rennes në javën e parë të Ligue 1 e la PSG me shumë dilema. Me dy gola në disavantazh në pjesën e parë, Luis Enrique vendosi t’i ndryshonte gjërat me një veprim të guximshëm: Ousmane Dembélé dhe Khvicha Kvaratskhelia u larguan në minutën e 45-të, duke sjellë në fushë nënshkrimet e reja Ferran Torres dhe Mika Godts. Doli të ishte një veprim vendimtar. Ferran Torres shënoi dy gola, duke i lejuar kampionëve francezë të riktheheshin nga disavantazhi dhe të siguronin një barazim të vlefshëm. Trajneri spanjoll tha se asnjë lojtar nuk mund të jetojë i sigurt për vendin: “Ky është futbolli. PSG nuk ka fituar asgjë. Nëse mendon për atë që ke arritur tashmë, nuk do të fitosh kurrë asgjë përsëri. Duhet...