Kampionati Elitë/ 2 trofe për Tiranën U-13 dhe U-14, kurorëzohen kampionët e edicionit 2025/2026

Kampionati Elitë/ 2 trofe për Tiranën U-13 dhe U-14, kurorëzohen kampionët e edicionit 2025/2026

Tirana U-13 dhe Tirana U-14 janë shpallur kampione të kampionateve Elitë përkatëse, duke kurorëzuar me sukses një sezon të shkëlqyer në futbollin e moshave. Në ndeshjet e fundit të edicionit, Tirana U-13 mposhti Partizanin me rezultatin 3-2, ndërsa Tirana U-14 regjistroi një fitore të thellë 7-0 ndaj Apollo 2016, duke mbyllur në mënyrën më të mirë rrugëtimin drejt titullit kampion. Mbrëmjen e së enjtes, në kompleksin “Skënder Halili”, Federata e Futbollit organizoi ceremoninë e dorëzimit të medaljeve dhe trofeut të kampionit, ku legjenda e futbollit shqiptar, Sulejman Demollari nderoi bardheblutë e vegjël me kupën dhe medaljet e merituara.