Kampionati 5×5 Masters: Mbyllet me sukses edicioni i parë në Shkodër
Është mbyllur me sukses edicioni i parë i Kampionatit 5×5 Masters, një nismë unike në Shqipëri që solli në fokus rëndësinë e aktivitetit fizik, bashkëpunimit institucional dhe promovimit të një stili jetese të shëndetshëm. I organizuar nga Shoqata Rajonale e Futbollit Shkodër në bashkëpunim me Shoqatën “Pro Sport”, ky kampionat bëri bashkë tetë ekipe përfaqësuese të institucioneve kryesore të qytetit: Bashkia Shkodër, Universiteti “Luigj Gurakuqi”, OSHEE Shkodër, Drejtoria Rajonale e Tatimeve Shkodër, Media Shkodër, Veteranët e Vllaznisë, Shoqata Rajonale e Futbollit Shkodër dhe Spitali Rajonal Shkodër. Përgjatë 6 muajve, aktiviteti u zhvillua në një frymë të shkëlqyer sportive dhe bashkëpunimi, duke përfshirë dy faza konkurrimi dhe duke kulmuar me ndeshjet play-off dhe finalen. Në përballjen për titull, Shoqata Rajonale e Futbollit Shkodër arriti të triumfojë...
Burimi:
telesport.al