“Ka prapavijë politike!” Kreu i futbollit italian ngre akuza të forta ndaj FIFA-s

“Ka prapavijë politike!” Kreu i futbollit italian ngre akuza të forta ndaj FIFA-s

Kritikat ndaj FIFA-s për vendimin që i lejoi sulmuesit amerikan Folarin Balogun të luajë ndaj Belgjikës po shtohen nga të gjitha anët. Pas reagimeve të UEFA-s dhe Federatës Belge, edhe presidenti i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), Giovanni Malagò, e ka cilësuar vendimin si “absurd” dhe me prapavijë politike. Në një intervistë për Rai Radio, Malagò tha se ishte befasuar nga përdorimi i nenit 27 të rregullores së FIFA-s, mbi bazën e të cilit u pezullua zbatimi i kartonit të kuq të Balogun. “Është një histori e çuditshme, më duket absurde. E lexova nenin 27 për të cilin po flitet dhe, për fat të mirë, ai nuk mund të zbatohet në kampionatet kombëtare, përndryshe do të ishte katastrofë”, deklaroi kreu i futbollit italian. Malagò nuk i...