“Ka mentalitetin dhe urinë e duhur”, drejtori sportiv flet për transferimin e sulmuesit shqiptar: Jemi forcuar me cilësi
Lorent Tolaj është lojtari më i ri i Bristol City-t. Pasi shkëlqeu me golat e shënuar për Plymouth Argile-n, sulmuesi shqiptar firmosi për 4 vite në Championship. Drejtori sportiv i Bristol City-t është shprehur se klubi pasuroi vijën e sulmit me më shumë cilësi dhe thellësi. Sipas James Ellis-it Tolaj ka mentalitetin dhe urinë e duhur për të qenë pjesë e skuadrës “E dimë që kjo është një fushë që duhej ta forconim me cilësi dhe thellësi. Kemi theksuar nevojën për të mbështetur ekipin në krijimin dhe shndërrimin e rasteve në një treg që është i shtrenjtë dhe sfidues. Jemi vërtet të kënaqur që kemi arritur të sjellim një lojtar për të mbështetur rritjen e grupit tonë dhe që ka mentalitetin dhe urinë për të...
Burimi:
sportekspres.com