Ka fituar 5 trofe në 2 vite me Barcelonën, puna e Flikut shpërblehet me kontratën e re

Ka fituar 5 trofe në 2 vite me Barcelonën, puna e Flikut shpërblehet me kontratën e re

Barcelona është shpallur kampione e La Ligës për të dytin vit radhazi. Katalanasit u kurorëzuan pas përfundimit të “El Clasico”-s, ku mposhtën Realin e Madridit me shifrat 2-0. Ky ishte trofeu i 5-të për Hansi Flikun në krye të Barcelonës. Trajneri gjerman, në dy vitet që ka drejtuar katalanasit, ka arritur të fitojë 2 herë La Ligën, 1 herë Kupën e Mbretit dhe 2 herë Superkupën. Puna e tij, përpos trofeve, është shpërblyer nga klubi edhe me kontratën e re. Sipas mediave spanjolle, është arritur marrëveshja për zgjatjen e kontratës. Palët kanë rënë dakort që Hansi Flik të vazhdojë të jetë trajneri i Barçës deri në vitin 2028, me të drejtë rinovimi deri në vitin 2029. Tashmë objektivi kryesor i klubit spanjoll do të jetë...