Juventus drejt vendimit të vështirë, do të sakrifikohet një mesfushor për të rikthyer përfundimisht Kolo Muani

Juventus drejt vendimit të vështirë, do të sakrifikohet një mesfushor për të rikthyer përfundimisht Kolo Muani

23 Qershor 2026 17:37 Telesport Pas situatës me Dusan Vlahovic, Juventus i është rikthyer edhe njëherë pistës tjetër që mban emrin Kolo Muani. Francezi shkëlqeu me 8 gola në 16 ndeshje, kur ishte i huazuar te bardhezinjtë. Pas dështimit te Tottenham në sezonin e fundit, Kolo Muani është gati të rikthehet në Torino. Megjithatë, çmimi i kërkuar nga PSG është ende i lartë, 35-40 milionë euro. Sipas La Gazzetta dello Sport, Luciano Spalletti ka marrë një vendim jo fort të lehtë, duke zgjedhur të sakrifikojë një lojtar shumë të rëndësishëm te Juventus, për të arritur te Kolo Muani. Bëhet fjalë për Khephren Thuram, për të cilin ka interes konkret në Premier League nga klube si Liverpool, Tottenham dhe Nottingham Forest. Juventus pretendon të fitojë 45-50...