Jurgen Klop prezantohet si trajner i Gjermanisë: Kombëtarja na bashkon ne gjermanëve si askush tjetër

Jurgen Klop prezantohet si trajner i Gjermanisë: Kombëtarja na bashkon ne gjermanëve si askush tjetër

Adriatik BALLA Gjermania ka një trajner të ri, Jurgen Klopin, që u prezantua dje. Kështu, dje paradite u konfirmua zyrtarisht se Klop do t’i rikthehet profesionit të trajnerit dhe do të pasojë Julian Nagelsmanin, i cili dha dorëheqjen nga posti i përzgjedhësit të Gjermanisë pas fushatës zhgënjyese në Kupën e Botës. Klop, i cili u emërua drejtor global i futbollit te Red Bull në janar të vitit 2025, kishte deklaruar se nuk kishte dëshirë t’i rikthehej drejtimit të një skuadre pas largimit të tij shumë të përfolur nga Liverpuli në vitin 2024. Megjithatë, pasi Federata Gjermane e Futbollit (DFB) e kontaktoi me një ofertë pas largimit të Nagelsmanit, ish-trajneri i Borusia Dortmundit pranoi të merrte drejtimin e kombëtares së bashku me disa fytyra të njohura....