Jo vetëm Hjulmand, Milan kërkon edhe yllin tjetër të Sporting Lisbon. Gati oferta 35 milionë euro

Jo vetëm Hjulmand, Milan kërkon edhe yllin tjetër të Sporting Lisbon. Gati oferta 35 milionë euro

22 Qershor 2026 18:11 Telesport Pas emërimit në krye të stolit të Milanit, Ruben Amorim ka nisur nga puna për të ndërtuar ekipin e ri. Trajneri portugez ka hedhur sytë tek ish-ekipi i tij, Sporting Lisbon, për të bërë dy përforcime shumë të nevojshme për Milanin. Tashmë dihet që Milan po ndjek prej javësh mesfushorin Morten Hjulmand. Por, danezi nuk është emri i vetëm në radarin e kuqezinjve. Eksperti i merkatos, Ekrem Konur, ka zbuluar se Ruben Amorim ka kërkuar edhe transferimin e anësorit të majtë të sulmit, Pedro Gonçalves, i cili sezonin e fundit kontriboi me 15 gola e 9 asiste. Siaps burimit në fjalë, Milan po përgatit një ofertë prej 35 milionë eurosh për anësorin në fjalë, i cili shihet si zëvendësuesi ideal...