Jo vetëm blerje, por edhe shitje. Barcelona pret të fitojë 13 mln euro dhe të shpëtojë nga një “telash” i madh
31 Maj 2026 16:14 Telesport Barcelona është skuadra më aktive për momentin në merkato. Pas transferimit të Anthony Gordon, katalanasit po punojnë për të zyrtarizuar nënshkrimet e tjera. Por, përveç blerjeve, do të ketë edhe shitje. Shitja e parë që pret të bëjë Barcelona këtë verë është ajo e Ansu Fati. Mediet spanjolle bëjnë me dije se Barcelona është shumë afër finalizimit të marrëveshjes me Monaco-n, për shitje përfundimtare të sulmuesit spanjoll, për shifrën 13 milionë euro. Në 30 ndeshje me francezët si huazim, Ansu Fati shënoi 12 gola dhe si duket kaq ka mjaftuar për të bindur klubin nga Principata për të bërë transferimin e tij përfundimtar. Vetë lojtari mësohet se ka pranuar të bëjë një ulje rroge, kusht i vendosur nga Monaco. Shitja...
Burimi:
telesport.al