“Jemi saktësisht aty ku donim të ishim”; De la Fuente feston vendin e parë të Spanjës së tij
27 Qershor 2026 12:05 Alfred Lleshi Luis de la Fuente, trajneri i Spanjës, ka analizuar për DAZN fitoren 1-0 kundër Uruguajit dhe kualifikimin për në fazat finale të Botërorit: “Ishte një ndeshje e vështirë, shumë impenjative. Një sfidë e një niveli mjaft të lartë. Ndoshta ata treguan një ashpërsi të tepërt në fushë, por për këtë gjë janë arbitrat. Duhet të dish t’i luash edhe këto lloj ndeshjesh dhe djemtë i kuptuan më së miri rrethanat”. Çfarë mendimi keni për arbitrimin?Nuk pretendojmë që dikush të na dhurojë gjë, por as të na merret diçka. Ne qëndrojmë mbi vendimet e arbitrave dhe mbi gjithçka që nuk mund ta kontrollojmë. Si është Yeremy Pino?Fatkeqësisht, mund të bëhet fjalë për një dëmtim në sup ose në klavikul (krahror)....
Burimi:
telesport.al