“Jam i sigurt, në 19 korrik do të jemi këtu bashkë”, Jamali nuk e vë në dyshim finalen: Të dielën tregojmë kush jemi
Spanja dështoi në ndeshjen e parë në Kupën e Botës. Pavarësisht se përballë kishin një ekip dukshëm më të lehtë në letër si Kepi i Gjelbër, iberikët u ndalën në një barazim 0-0. Megjithatë ky rezultat nuk e ka zbehur entuziasmin në kampin spanjoll. Lamin Jamali ka deklaruar së fudmi se Spanja të dielën do të hyjë në fushë për të fituar, si dhe ka siguri të plotë se ekipi do të arrijë deri në finale. “Të dielën, do të shkojmë për të arritur atë fitore dhe sigurisht që do të nxjerrim në pah stilin tonë të lojës dhe do të tregojmë se kush jemi. Së bashku do të kapërcejmë gjithçka. Jam gjithashtu i sigurt se do të jemi të gjithë bashkë më 19 korrik....
Burimi:
sportekspres.com