Fundi i një epoke! Barcelona ndan rrugët me një legjendë, Ter Stegen niset drejt Ajaksit

Fundi i një epoke! Barcelona ndan rrugët me një legjendë, Ter Stegen niset drejt Ajaksit

Marc-André ter Stegen i ka dhënë fund, të paktën për momentin, aventurës së tij te Barcelona. Portieri gjerman është larguar në formë huazimi drejt Ajaxit, duke mbyllur një kapitull të rëndësishëm me klubin katalanas pas më shumë se një dekade. Marrëveshja është zyrtare dhe do ta mbajë 34-vjeçarin në Holandë deri në fund të sezonit 2026/27. Largimi i Ter Stegen vjen pas një periudhe të vështirë në “Camp Nou”, ku humbi vendin e titullarit dhe nuk ishte më në planet e trajnerit Hansi Flick. Barcelona kishte vendosur të ndërtonte të ardhmen e portës me alternativa të tjera, ndërsa gjermani kërkonte një klub ku të rikthehej protagonist dhe të fitonte vazhdimësi në fushë. Ajax beson se eksperienca e Ter Stegen do të jetë një armë e...