Italia “pret ngushëllime”… Përvjetor i hidhur, mbushen 12 vite nga goli i fundit në Botëror

Italia “pret ngushëllime”… Përvjetor i hidhur, mbushen 12 vite nga goli i fundit në Botëror

15 Qershor 2026 8:22 Alfred Lleshi Kalendari shënon sot, më 15 qershor 2026, një përvjetor të hidhur për futbollin Italian. Kanë kaluar saktësisht 12 vite nga goli i fundit i Italisë në fazën finale të një Kupe Bote. Ishte ora 01:08 në Itali e 15 qershorit 2014 (19:08, në Brazil), kur Mario Balotelli, pas një krosimi të Antonio Candreva, shënoi me kokë golin e fitores 2-1 ndaj Anglisë në “Arena da Amazônia” të Manausit, gjatë Botërorit të Brazilit. Që nga ai moment, rrugëtimi i kombëtares italiane në Kupat e Botës u ndërpre papritur. Humbjet ndaj Kosta Rikës (0-1) dhe Uruguajit (0-1) sollën eliminimin në fazën e grupeve të Botërorit të Brazilit. Më pas, Italia dështoi të kualifikohej në tre Botërorë radhazi: 2018, 2022 dhe 2026....