Italia kërkon të heq turpin pas dështimeve me Kombëtaren, thërret Paolo Maldinin dhe i jep postin e rëndësishëm
Legjenda e futbollit italian, Paolo Maldini, rikthehet zyrtarisht në shërbim të përfaqësueses së Italisë, duke marrë detyrën e drejtorit teknik të Federatës Italiane të Futbollit (FIGC). Emërimi i ish-kapitenit të Milanit dhe Italisë konsiderohet një hap i madh në përpjekjet për të rikthyer prestigjin e “Azzurrëve”, pas një periudhe zhgënjyese që kulmoi me dështimin për t’u kualifikuar në Kupën e Botës për herë të tretë radhazi. Maldini, i cili gjatë karrierës së tij zhvilloi 126 ndeshje me kombëtaren italiane dhe fitoi statusin e një prej mbrojtësve më të mëdhenj në histori, rikthehet në një rol drejtues pas eksperiencës së suksesshme si drejtues te Milani. Në funksionin e ri ai do të mbikëqyrë zhvillimin teknik të futbollit italian dhe do të ketë rol kyç në zgjedhjen...
Burimi:
sportekspres.com