“Ishte gjuajtësi i tretë, por i thashë trajnerit që do të gjuaja i pari penalltinë”, Xhaka: Sfida me Argjentinën është shpërblimi jonë i madh
Zvicra ka eleminuar Kolumbinë pas gjuajtjes së 11 metërshave, duke siguruar kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Botës. Në këtë fazë të kompeticionit, helvetët do të përballen me kampionët në fuqi, Argjentinën. Granit Xhaka ka folur pas ndeshjes për këtë kualifikim dhe për sfidën që do të ketë me Lionel Mesin. “Në fakt, unë duhej të isha gjuajtësi i tretë i penalltive. Pastaj i thashë trajnerit se doja të isha i pari dhe të merrja përgjegjësi, siç i takon një kapiteni. Por po e lë mënjanë këtë për momentin. Jam jashtëzakonisht krenar për ekipin. Ishte një shfaqje e jashtëzakonshme e forcës mendore. Vullneti fitoi. Kemi bërë histori, është një ndjenjë e pabesueshme. Kemi pritur për një kohë të gjatë për të shkruar një histori si...
Burimi:
sportekspres.com