Ish-arbitri i Premier League kritikon vendimet në Argjentinë-Egjipt: Nëse u anulua një gol, e njëjta gjë të ndodhte edhe me tjetrin
Ish-arbitri i Premier League, Mark Halsey, ka kritikuar vendimet e arbitrimit në ndeshjen mes Argjentinës dhe Egjiptit, duke deklaruar se kampionët në fuqi u favorizuan nga VAR në fitoren dramatike 3-2 që i kualifikoi në çerekfinalet e Kupës së Botës. Sipas Halsey, VAR gaboi kur ndërhyri për të anuluar golin e dytë të sulmuesit egjiptian Mostafa Zico. Goli u anulua pasi arbitri François Letexier, pas rishikimit në monitor, akordoi faull ndaj mbrojtësit të Argjentinës, Lisandro Martinez, në fillim të aksionit.“Ishte një gol fantastik. VAR kishte të drejtë ta kontrollonte aksionin, por nuk ishte një gabim i qartë dhe i dukshëm që të kërkonte ndërhyrje. Për mua, goli nuk duhej të anulohej”, u shpreh Halsey.Kontestimet nuk u ndalën me kaq. Egjipti pretendoi edhe një penallti pasi...
Burimi:
ntv.al