Iraola zyrtarizohet te Liverpool, nuk i fsheh dot emocionet: Nuk mund të ketë asgjë më tërheqëse sesa të drejtosh këtë klub
4 Qershor 2026 21:17 Telesport Andoni Iraola është tashmë zyrtarisht trajneri i ri i Liverpool. Pas një super sezoni që bëri te Bournemouth, ku i kualifikoi për herë të parë në historinë e tyre në Europa League, Iraola merr drejtimin e një klubi të madh si Liverpool. Në intervistën e parë për faqen zyrtare të klubit, spanjolli nuk i ka fshehur dot emocionet dhe gëzimin për këtë eksperiencë. “Jam shumë i emocionuar, me të vërtetë shumë i emocionuar. Sepse padyshim që e njihni Liverpoolin, e dini që është një klub i madh, një klub gjigant, një nga më të mëdhenjtë në botë. Por duke e përjetuar nga brenda këtë gjë dhe ndjesi dhe duke e kuptuar pak më shumë këtë klub, gjithmonë kam menduar se...
Burimi:
telesport.al