Inter gati të sakrifikojë 3 lojtarë për të siguruar të kërkuarin e Chivu, mes tyre edhe Asllani

Inter gati të sakrifikojë 3 lojtarë për të siguruar të kërkuarin e Chivu, mes tyre edhe Asllani

13 Gusht 2026 12:30 Telesport Hap pas hapi, Inter po i afrohet objektivave që i kishte vendosur vetes në merkato. Prioriteti ishte mbrojtësi i djathtë, dhe ky vend është mbushur me Djed Spence, i cili pritet në Milano në orët e ardhshme për të nënshkruar një kontratë me zikaltërit. Klubi do t’i përdorë këto javë të fundit të afatit kalimtar të verës për t’i dhënë Cristian Chivu një skuadër edhe më konkurruese. Kjo do të realizohet duke larguar lojtarët e padëshiruar për të ndjekur objektivin e preferuar: Curtis Jones të Liverpool. “Reds” kërkojnë 40 milionë euro, por Inter është i bindur se mund të punojë për të ulur kërkesat e tyre, duke pasur parasysh se kontrata e mesfushorit skadon në vitin 2027, dhe më pas...