Inter e nis vrullshëm merkaton, transferimi i parë do të jetë për shifrën 50 milionë euro
31 Maj 2026 15:59 Telesport Sipas La Gazzetta dello Sport dhe shumë burimeve të tjera mediatike nga Italia, Inter është shumë afër transferimit të Marco Palestra. 21-vjeçari shkëlqeu në sezonin e fundit në Serie A, ku ishte i huazuar te Cagliari, ndërsa tani është rikthyer tek Atalanta. Shifra e kërkuar nga Atalanta është 50 milionë euro dhe tek Inter janë të vetëdijshëm, që klubi bergamask nuk ka për të lëvizur aspak nga shuma e kërkuar. Palestra do të jetë transferimi i dytë më i shtrenjtë në historinë e Interit, duke lënë pas emra të njohur si Christian Vieri, Joao Mario etj. Ndërsa vendi i parë mbahet nga Romelu Lukaku, për të cilin zikaltrit paguan 74 milionë euro në vitin 2019. Ardhja e Palestra hap rrugën...
Burimi:
telesport.al