Inter bëhët gati të festojë titullin e 21-të, këtë radhë në…shtëpi
Duke mposhtur eventualisht Parmën në ‘San Siro’ të dielën, më 3 maj 2026 (ose edhe më shpejt nëse Napoli dhe Milani nuk fitojnë ndeshjet e tyre respektivisht ndaj Komos dhe Sasuolos, Interi mund të bëhet kampion i Italisë për të 21-ën herë. Pas një pritjeje prej gati 4 dekadave skuadra e teknikut Kivu më në fund pritet të festojë në shtëpi. Herën e fundit që zikaltërit fituan matematikisht Scudetto-n në shtëpi ishte më 28 maj 1989, 37 vjet më parë, kur një fitore 2-1 ndaj Napolit me golin vendimtar në fund të ndeshjes të Lotar Mateus vulosi zyrtarisht titullin e 13-të. Më pas erdhën shtatë tituj të tjerë, të gjithë të fituar larg shtëpisë (një gjithashtu në tavolinë), përveç të fundit, i cili u festua...
Burimi:
sportiim.al