Infatino sqaron “shitjen e Botërorit”! Kreu i FIFA-s mohon akuzat: Është një mundësi, jo një detyrim!
Përballë reagimit të ashpër të UEFA-s dhe të një pjese të federatave dhe konfederatave të futbollit në disa kontinente, kreu i FIFA-s Xhani Infantino u detyrua të reagonte publikisht mbi krijimin e “FIFA Forward Enterprise”, një kompani tregtare që synon të marrë deri në 20% të Kupës së Botës. Kompania synon të menaxhojë ekskluzivisht të drejtat dhe makinerinë organizative të Kupës së Botës dhe Kupës së Botës për Klube, me qëllim që FIFA të mbledhë në total 4.2 miliardë dollarë. “Shpirti dhe qeverisja e futbollit nuk janë asete që duhen nxjerrë në treg, veçanërisht në mungesë të transparencës së plotë në lidhje me atë se kush do të përfitonte financiarisht”, shkruante mes të tjerash në reagimin e saj të fortë UEFA. Një qëndrim që e...
Burimi:
vizionplus.tv