Incidenti në fushë, Hysaj: Reagova kur u prekën tifozët!
Elseid Hysaj luajti sot ndeshjen e 98-të me Kombëtaren, më shumë se çdo futbollit tjetër. Shkodrani foli edhe për përplasjen me Gloukh pas golit që i dha suksesin Izraelit. “Të them të drejtën kur luaj me fanellën e Shqipërisë, është objektivi të jap maksimumin deri sa të kem fuqi dhe kështu do të vazhdoj deri sa t’ia dal. Ky është një trajner i ri, ka ide të reja, që besoj me kohën do sistemohen, se kemi pasur vetëm 4 ditë kohë që të rregullojmë aksione mbrojtëse e sulmuese. Por është pozitiv, sheh një lojë më sulmuese se sa kemi bërë më parë. Shpresoj që të gjitha të ndihmojmë që të jemi më mirë për ndeshjet e radhës. Tensioni? Futbolli kështu është, unë nuk kam qejf...
Burimi:
javanews.al