Incident në ndeshjen mes skuadrave shqiptare, tifozi bie nga tribuna
Një incident ka ndodhur ditën e sotme gjatë ndeshjes mes KF Bashkimi dhe FK Vardar, në Gostivar. Pas rreth 20 minutash lojë, një tifoz shqiptar i ekipit vendas ra nga tribuna, në një incident të ngjashëm me atë që kishte ndodhur më herët këtë sezon mes këtyre dy skuadrave në Kumanovë. Tribuna në stadiumin e Gostivarit është në lartësi të konsiderueshme, ndërsa deri tani nuk ka informacione zyrtare për gjendjen e tifozit, teksa u dërgua me urgjencë në spital.
Burimi:
vizionplus.tv