Ikën Leao, Milan vihet pas sulmuesit që kushton 70 mln euro. Oferta e parë e kuqezinjve është shumë larg pritshmërive
4 Qershor 2026 21:04 Telesport Rafael Leao tashmë ka bërë të ditur që do të largohet nga Milan dhe momentalisht ëhstë në kërkim të një ekipi të ri. Në anën tjetër, drejtuesit e klubit kuqezi po ndjekin disa emra për të gjetur mes tyre zëvendësuesin ideal të portugezit. Eksperti i merkatos, Ekrem Konur, zbulon se emri i aprë në listën e kuqeiznjve është Geny Catamo, 25-vjeçari mozambikas që luan te Sporting Lisbon. Ai mund të luajë në të dyja krahët e sulmit, madje edhe si mbrojtës anësor. Sezonin e fundit, Catamo ka shënuar tetë gola dhe ka dhënë pesë asiste në 42 ndeshje. Largimi nga Sporting Lisbon nuk do të jetë edhe aq i lehtë, duke ditur se është nën kontratë deri në vitin 2028....
Burimi:
telesport.al