“Ia heq kapelen”! I theu rekordin e golave në Botëror, Miroslav Klose duartroket Lionel Messin: Kjo është fantastike për futbollin
Lionel Messi ka shkruar një kapitull të ri në historinë e futbollit botëror. Me dopietën e realizuar në ndeshjen kundër Austrisë, kapiteni argjentinas është ngjitur në krye të listës së golashënuesve më të mirë në historinë e Kupave të Botës, duke arritur në kuotën e 18 golave. Ky arritje ka lënë pas legjendën gjermane Miroslav Klose, i cili mbante rekordin prej vitesh. Në një kohë kur shumë mendonin se ky rekord do të ishte i pamundur për t’u thyer, Messi, me klasin e tij të zakonshëm, ka dëshmuar edhe një herë se kufijtë për të nuk ekzistojnë. Vetë Klose nuk ka ngurruar të shprehë respektin e tij për argjentinasin, duke e vlerësuar këtë arritje si një dëshmi të madhështisë së tij të përjetshme. “Gjithmonë kam...
Burimi:
sportekspres.com