Hysaj: Me Maran luajmë futboll më sulmues, në kombëtare jap gjithçka
Elseid Hysaj ishte një nga lojtarët më aktivë të Shqipërisë në sfidën ndaj Izraelit, duke kontribuar si në fazën mbrojtëse, ashtu edhe në atë sulmuese. Mbrojtësi kuqezi vlerësoi idetë e reja të trajnerit Rolando Maran, ndërsa komentoi edhe tensionin e krijuar gjatë ndeshjes, për të cilin kërkoi falje. Hysaj foli gjithashtu për të ardhmen e tij në nivel klubesh, duke konfirmuar se aktualisht është pa kontratë: “Të them të drejtën kur luaj me fanellën e Shqipërisë, objektivi është të jap maksimumin deri sa të kem fuqi. Kështu do të vazhdoj derisa t’ia dal. Kemi trajner të ri, me ide të reja, ndaj disa gjëra duken si rrëmujë, por besoj se me kohën do të sistemohen. Kemi pasur vetëm 4 ditë kohë që të aplikojmë aksione...
Burimi:
telesport.al