Humbet ndaj Maltës në finale, Shqipëria shpallet nënkampione në Europianin e vendeve të vogla
29 Qershor 2026 8:15 Telesport Kombëtarja e femrave në basketboll fitoi medaljen e argjendtë në Kampionatin Europian të vendeve të vogla, turne që u zhvillua në Pejë të Kosovës. Në finale, Shqipëria u mund 72-55 nga Malta. Një turne që nisi po me humbje ndaj Maltës, ekip ndaj së cilës Shqipëria kishte shansin të hakmerrej në finale, por pa sukses. Epërsia e ekipit ishullor ishte e ndjeshme, duke e merituar triumfin. Avantazhi 29-13 që në periodën e parë, thelluar edhe më shumë në të dytën (gjysma e parë e ndeshjes u mbyll 44-23) e bëri të pamundur përmbysjen. Përpjekjet e vajzave shqiptare janë të vakta në gjysmën e dytë. Gjithsesi, vendi i dytë është një rezultat pozitiv në një turne me 6 pjesëmarrëse. Ornela Lalaj...
Burimi:
telesport.al