Historia e autogolit dhe vrasja e kapitenit që la gjurmë në futbollin botëror

Historia e autogolit dhe vrasja e kapitenit që la gjurmë në futbollin botëror

Në vitin 1994, mbrojtësi i Kolumbisë, Andres Escobar, shënoi autogol në Kupë të Botës. Më pas u vra. Është një prej tregimeve që bëri bujë të madhe. Më fatkeqi po ashtu. Vrasja e kapitenit, i cili njihej edhe me nofkën “Zotëria i Futbollit”, jashtë një klubi nate në Medellin pas eliminimit befasues të Kolumbisë nga Botërori, e shokoi botën. Me gjashtë të shtëna fatale nga pistoleta me kalibër 38mm, jeta e një heroi u shua. Një shtet mbajti zi dhe ndjenja e padrejtësisë dhe zemërimit ishte përhapur gjithandej për shkak të tregtisë së drogës që e kishte kapluar vendin. Ky vazhdon të mbetet rasti më misterioz i vrasjeve në Kolumbi. Kolumbia udhëtoi në Kupën e Botës 1994 me figura të çmuara dhe supozohej të kthehej me...