Haland i jep fitoren e madhe dhe kualifikimin Norvegjisë, ia dalin kundër Bregut të Fildishtë në Botëror
Norvegjia ka siguruar një vend në fazën e 1/16-ave të Kupës së Botës 2026, pasi mposhti me rezultatin 2-1 Bregun e Fildishtë në një sfidë të luftuar deri në sekondat e fundit. Takimi, i zhvilluar në Dallas Stadium, dhuroi emocione të shumta dhe ritëm të lartë, me të dyja skuadrat që krijuan raste të mira për shënim. Norvegjezët hynë në fushë si favoritë, duke u mbështetur te cilësia e lojtarëve si Erling Haaland, Martin Ødegaard dhe Alexander Sørloth. Megjithatë, përfaqësuesja afrikane tregoi karakter dhe organizim, duke e bërë ndeshjen shumë të vështirë për kundërshtarin. Pas një loje të balancuar, Norvegjia arriti të kalojë në avantazh, por reagimi i Bregut të Fildishtë nuk vonoi. Amad Diallo, i futur nga stoli, solli energji të re në repartin...
Burimi:
sportekspres.com