Habit agjenti i Allegrit: Ai mbetet punonjës i Milanit, do të shohim nëse do të ndryshojë diçka

Habit agjenti i Allegrit: Ai mbetet punonjës i Milanit, do të shohim nëse do të ndryshojë diçka

5 Qershor 2026 7:07 Alfred Lleshi Giovanni Branchini, agjenti i Massimiliano Allegrit, foli për marrëdhënien mes trajnerit toskan dhe Milanit, klub që e shkarkoi pak ditë më parë: “Situata me kuqezinjtë do të qartësohet sapo të ketë një kontakt. Allegri ka kontratë edhe për sezonin e ardhshëm dhe, deri në prova të kundërta, ai mbetet punonjës i Milanit. Do të shohim nëse do të ndryshojë diçka”. Duke komentuar mënyrën e largimit të trajnerit, Branchini u shpreh kritik: “Mendoj se problemi ishte mënyra se si iu komunikua shkarkimi. U bë përmes një komunikate për shtyp dhe jo drejtpërdrejt trajnerit, siç e kërkon praktika normale. Më pas u korrigjua situata me një njoftim zyrtar me e-mail të certifikuar (PEC), siç bëhet zakonisht”.