Haaland rikthehet nga Kupa e Botës me një “suvenir” të pazakontë, rakuni me uiski bëhet viral në rrjet, ja emri që i zgjodhën fansat
Edhe pse aventura e Erling Haaland me Norvegjinë në Kupën e Botës ka përfunduar, sulmuesi norvegjez vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, këtë herë për një suvenir të pazakontë që mori me vete nga Shtetet e Bashkuara. Norvegjia u eliminua në çerekfinale pas humbjes 2-1 ndaj Anglisë, ku Jude Bellingham shënoi dy gola për t’i siguruar “Tre Luanëve” një vend në gjysmëfinale, ku do të përballen me Argjentinën më 15 korrik. Gjatë turneut, Haaland u kthye në një nga figurat më të pëlqyera nga tifozët, jo vetëm për paraqitjet në fushë, por edhe për postimet humoristike në rrjetet sociale, miqësinë me Bellingham dhe trendin e krijuar me stilin e tij të quajtur “Verë Skandinave”. Por tashmë ajo që po bën xhiron e internetit është...
Burimi:
gijotina.com