Guardiola largohet nga City me 20 trofe, por pas 2 miliardë eurosh të shpenzuara në merkato
Mbyllet një epokë te Manchester City. Pas 10 vitesh në stolin e “Etihad”, Pep Guardiola do t’i japë fund aventurës së tij si trajner i klubit anglez, pasi u bë njeriu që realizoi ambiciet gjigante të pronarëve, të udhëhequr nga sheiku Mansour. Katalanasi pritet të mbetet pjesë e “City Group” në rolin e super-këshilltarit. Gjatë dekadës së tij në Manchester, Guardiola e drejtoi skuadrën drejt 20 trofeve, duke ndërtuar një nga periudhat më dominuese në historinë e futbollit anglez. Sukseset, megjithatë, u mbështetën edhe nga investime të jashtëzakonshme në merkato; mbi 2 miliardë euro të shpenzuara për afrime gjatë epokës së tij. Sezoni i dytë i Guardiolës në krye të City, menjëherë pas vitit të vetëm pa trofe, mbetet ai me shpenzimet më të mëdha;...
Burimi:
telesport.al