Guardiola habitet me pyetjen, trajneri largohet nga intervista: Kalofshi një mbrëmje të këndshme
Manchester City ka fituar sot FA Cup, teksa ka mposhtur Chelsea-n në finale. Pas përfundimit të ndeshjes, Guardiola është afruar pranë panelit të “TNT Sports” për të dhënë intervistën e tij. Në fund gazetarja nuk ka ngurruar ta pyesë për të ardhmen. Trajneri katalanas është përfolur për një largim nga Manchester-i në fund të këtij sezoni dhe pikërisht kjo ishte edhe kureshtja e gazetares. Gazetarja: “Pep, ka shumë thashetheme për ty që do të largohesh. Nuk do të largohesh, apo jo”? Guardiola: “Cilat thashetheme”? Gazetarja: “Thashethemet”. Guardiola: “Kalofshi një mbrëmje të bukur”. Më pas trajneri i Manchester City është larguar me një buzëqeshje në fytyrë. Ndërkohë edhe gazetarja së bashku me analistët kanë qeshur me reagimin e Pep Guardiolës./Sport Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com