Gravina, zv.presidenti i UEFA-s sulmon Infantinon: Futbolli nuk është vetëm biznes, Botërorët nuk shiten

Gravina, zv.presidenti i UEFA-s sulmon Infantinon: Futbolli nuk është vetëm biznes, Botërorët nuk shiten

30 Korrik 2026 14:01 Alfred Lleshi Ish-presidenti i Federatës Italiane të Futbollit dhe aktualisht zëvendëspresident i UEFA-s, Gabriele Gravina, ka sulmuar ashpër presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, në një intervistë për “La Repubblica”, duke kundërshtuar projektin e ideuar për privatizimin e Kupës së Botës. “Futbolli nuk është i Infantinos dhe as i atyre që drejtojnë institucionet”, – deklaroi Gravina, duke e akuzuar atë për “arrogancën e marrjes së një pushteti që nuk ekziston” dhe për idenë e “shitjes së Botërorit”. Sipas tij, bëhet fjalë për një projekt që u bë i njohur vetëm përmes mediave ndërkombëtare dhe për të cilin FIFA nuk kishte konsultuar askënd. “Kjo nuk është aspak e pranueshme. Futbolli nuk është vetëm biznes”, – u shpreh Gravina, duke shtuar se është e...