Gjysmëfinalja kundër Francës, Pedri bëhet çështje kombëtare në Spanjë

Gjysmëfinalja kundër Francës, Pedri bëhet çështje kombëtare në Spanjë

Aktivizimi ose jo i Pedrit në formacionin titullar ndaj Francës është kthyer në një çështje kombëtare në Spanjë. Ish-futbollisti dhe analisti Jorge Valdano doli publikisht në mbështetje të mesfushorit të Barcelonës, duke kërkuar që ai të jetë titullar në sfidën ndaj Francës. Edhe presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, deklaroi pas mbërritjes në Dallas se mungesa e Pedrit në ndeshjen e mëparshme ishte pjesë e një “menaxhimi të ngarkesës fizike”. Ndërkohë, ish-mesfushori Juan Carlos Valerón e cilësoi Pedrin një lojtar “thelbësor” për kombëtaren. Edhe pse nuk ishte në formën e tij optimale fizike, Pedri regjistroi statistika mbresëlënëse gjatë fazës së grupeve. Ai ishte mesfushori që rikuperoi më shumë topa në gjysmën kundërshtare dhe njëkohësisht lojtari që dha më shumë pasime vendimtare në të tretën e fundit...