Gjimshiti: Nuk e mendoj fundin me Kombëtaren, dua të vazhdoj sa më gjatë!
Kapiteni i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Berat Gjimshiti, ka folur në konferencën për shtyp në prag të ndeshjeve miqësore të kuqezinjve, duke theksuar se skuadra është e motivuar për të nisur një kapitull të ri nën drejtimin e stafit të ri teknik. Kapiteni vlerësoi gjithashtu punën e bërë gjatë ditëve të para me trajnerin e ri, duke theksuar se idetë e tij janë kuptuar qartë nga skuadra. I pyetur për mundësinë e vendosjes së një filozofie italiane në ekip, Gjimshiti theksoi se çdo trajner ka metodën e tij të punës, ndërsa përgjegjësia kryesore mbetet te lojtarët në fushë. Sa i përket të ardhmes së tij me Kombëtaren, kapiteni la të kuptohet se nuk e mendon ende tërheqjen. “Nuk e kam menduar fundin me Kombëtaren. Për sa...
Burimi:
javanews.al