Gimenez: Aventura ime te Milan nuk ka shkuar ashtu si duhej, por kam besimin e tifozëve
10 Qershor 2026 11:54 Telesport I intervistuar nga “Billboard Italia” disa ditë para Kupës së Botës, ku do të luajë me Meksikën, sulmuesi Santiago Gimenez foli për përvojën e tij të vështirë te Milan. Edhe pse u përfol për një largim të tij, ai qëndroi në Milanello. “Mendoj se është fantastike të luash në ‘San Siro’, është një nga stadiumet më të rëndësishme në historinë e futbollit. Megjithatë, ajo që e bën vërtet të veçantë këtë aventurë është tifozeria e Milan”, tha Gimenez. “Tifozët e Milan e mbështesin ekipin nga minuta e parë deri në minutën e nëntëdhjetë, para dhe pas ndeshjes. Që fëmijë kam qenë tifoz i Milan dhe të luaj në atë stadium që mund ta shihja vetëm në televizion do të thotë...
Burimi:
telesport.al