Gavi nuk kursen Rodri-n në stërvitje dhe merr kritika të shumta. De La Fuente i del në mbrojtje: Ky është lojtari që dua (video)

Gavi nuk kursen Rodri-n në stërvitje dhe merr kritika të shumta. De La Fuente i del në mbrojtje: Ky është lojtari që dua (video)

8 Qershor 2026 17:05 Telesport Gjatë përgatitjeve të Spanjës për Kupën e Botës, gjatë një seance stërvitore, ylli i Barcelonës, Gavi, bëri një ndërhyrje të rrezikshme ndaj shokut të skuadrës, Rodri, për të cilën mori jo pak kritika në rrjetet sociale dhe jo vetëm. Megjithatë, Rodri është mirë dhe do të jetë i gatshëm për miqësoren e fundi para Botërorit, atë ndaj Perusë. Në lidhje me këtë incident, ka reaguar edhe trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, i cili e ka konsideruar si gjë normale dhe i ka dalë në mbrojtje mesfushorit 21-vjeçar. SHIKOVIDEON “Ndërhyrja e ashpër e Gavit ndaj Rodrit në stërvitje? Kjo është gjë normale në stërvitje dhe në futboll. Lojtarët japin gjithçka dhe askush nuk ka pse t’i kërkojë falje askujt....