Gaethje shpallet kampion bote në peshën “lightweight”, mposht Topuria në eventin e Shtëpisë së Bardhë

Gaethje shpallet kampion bote në peshën “lightweight”, mposht Topuria në eventin e Shtëpisë së Bardhë

15 Qershor 2026 8:21 Telesport Luftëtari amerikan Justin Gaethje është kampioni i ri i botës në peshën “lightweight” (pesha deri 70kg) në artet marciale mikse. Në eventin “UFC White House” ai mundi me KO teknik rivalin gjeorgjian Ilia Topuria. Në këtë event jubilar, me rastin e 250-vjetorit të pavarësisë së Amerikës (njihej edhe si eventi UFC Freedom 250) zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë, ai arriti të triumfojë në përfundim të raundit të katërt (stafi i Topuria vendosi që ai të tërhiqej). Gaethje, që dy herë kishte dështuar të bëhej kampion i këtij Divizioni dhe dy herë mbante titullin e përkohshëm, këtë herë ia doli mbanë. Për Gaethje, kjo është fitorja e 28-të në karrierë, ku numëron edhe 5 humbje. Ndërsa për Topuria, kjo është disfata...