Futbolli në zi, ndahet nga jeta legjenda angleze Kevin Keegan
Bota e futbollit është në zi pas ndarjes nga jeta të legjendës angleze, Kevin Keegan. Ish-futbollisti i njohur ndërroi jetë pasi humbi betejën me kancerin, sëmundje me të cilën po luftonte prej muajsh, siç kishte bërë të ditur familja e tij në fillim të këtij viti. I lindur në vitin 1951, Keegan konsiderohet një nga futbollistët më të mëdhenj në historinë e Anglisë. Ai shkëlqeu me Liverpoolin në periudhën 1971-1977, duke qenë një nga figurat kyçe të skuadrës. Me “The Reds” fitoi Kupën e Kampionëve të Evropës në vitin 1977, si dhe Kupën UEFA në vitet 1973 dhe 1976. Në nivel ndërkombëtar, Keegan zhvilloi 63 ndeshje me Kombëtaren e Anglisë, duke realizuar 21 gola. Ai përfaqësoi “Tre Luanët” edhe në Kupën e Botës 1982, ndërsa...
Burimi:
vizionplus.tv